Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ka përsëritur qëndrimin që Republika Srspaka në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i lejohet shkëputja dhe do ta kundërshtojnë këtë përpjekje.
Kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i lidhur me Kremlinin po përpiqet që ta shkëpusë Republikën Serbe nga Bosnja.
Por SHBA-ja është e deklaruar e qartë se nuk do të përkrahin asnjë shkëputje.
”Republika Srpska është një ent brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës. Është pjesë përbërëse e vendit, por as Republika Srpska dhe as Federata e BiH nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës. Kushtetuta e BiH nuk parashikon të drejtën e shkëputjes së një njësie ose ndonjë njësie tjetër nënshtetërore. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se do të veprojnë për të kundërshtuar veprimet anti-Dayton, dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërkohë që ai e shtyn BiH-në drejt konfliktit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikan. /Gazeta Express