Një tjetër alarm është lëshuar në të gjithë Izraelin pas një sulmi ajror të ardhur nga Irani.
Sirenat kanë rënë në Jerulazem e Tel Aviv, ndërsa një sulm me raketa balistike është programuar për të sulmuar Izraelin. Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë paralamëruar sulmin ndërsa sistemet mbrojtëse janë duke vepruar për të mbrojtur territorin
IDF tha: Pak kohë më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit.
Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin. Me marrjen e një alarmi, publiku udhëzohet të hyjë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojë atje deri në njoftim të mëtejshëm.
Fillimisht Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit i është drejtuar popullit me thirrjen për të qëndruar sa më pranë zonave të mbrojtura si dhe për të shmangur lëvizjen në zona të populluara.
“Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen. Pas marrjes së një alarmi, hyni në një hapësirë të mbrojtur dhe qëndroni atje derisa të lëshohet një përditësim zyrtar”, thuhet në deklaratën e IDF-së