Aktori i njohur “shpërthen” ndaj Trump: Ai është një përbindësh, nëse fiton zgjedhjet do të ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë

I ftuar në emisionin “Real Time with Bill Maher” aktori i njohur, Robert De Niro ka folur në lidhje me ish-presidentin amerikan, Donald Trump i cili kandidon sërisht për zgjedhjet presideniale. De Niro gjatë fjalës së tij nuk është stepur për të shprehur mendimin e tij për Trump por tha se nësë Trump do të merrte sërish frenat në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte një makth.

“Nuk shoh asgjë të mirë tek ai. Asgjë. Absulutisht asgje. Nuk ka asgjë pozitive për të. Nuk dua të ndihem më si atëherë. Mendoj se shumë prej nesh nuk duan”, u shpreh aktori kur kujtoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

De Niro shtoi se nëse Trump fiton zgjedhjet do te ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë.

“Nuk duhet bërë. Nëse ai fiton zgjedhjet, asgjë nuk do të jetë si më parë. Do të ndodhin gjëra që askush nuk mund t’i imagjinojë. Do të ketë një diktaturë nëse ai bën gjithçka që ai mbron. Besoni në atë që ai thotë! Nuk mund të ndjej simpati për të gjithë ata që e ndjekin Trumpin, sepse pas gjithçkaje që ai bëri, ata duhej të ndryshonin qëndrim. Ndoshta edhe ata janë të pakënaqur, prandaj po e bëjnë gjithë këtë.

Njerëzit duhet të vendosin nëse duan t’i rezistojnë ose thjesht duan që ai t’u thotë se çfarë të bëjnë dhe të kontrollojnë oborrin apo fushën e basketbollit apo çfarëdo qoftë ajo,” vazhdoi ai.

“Duhet ta ndalojmë”, tha në fund aktori.


Shtuar 10.03.2024 20:54

Tags: ,