Aksidentohen dy helikopterë të ushtrisë amerikane gjatë stërvitjes

Një aksident ajror ka ndodhur në SHBA ku dy helikopterë të ushtrisë janë përplasur me njëri tjetrin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dy helikopterët “Black Hawk” të ushtrisë amerikane, u përfshinë në një aksident pranë zonës së Mineral Basin në Utah, gjatë një stërvitje të Gardës Kombëtare.

Ngjarja ndodhi ndërsa helikopterët po uleshin pranë një resorti, kur helikat e njërit prej mjeteve fluturuese prekën tjetrin, pasi piloti humbi fushëpamjen për shkak të borës që u ngrit nga toka.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk është shënuar asnjë i lënduar.


Shtuar 23.02.2022 12:18