Qeveria spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht sot tre ditë zie kombëtare, pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të dielën në Adamuz, Kordoba, nga i cili ngelën qindra viktima.
Ky vendim u njoftua nga Kryeministri Pedro Sánchez, i cili do të mbetet në fuqi nga mesnata e sotme deri të enjten.
Ndërkohë gjatë këtyre ditëve flamujt në ndërtesat publike do të ulen në gjysmështizë në shenjë zie, dhe qytetarëve u është bërë thirrje të ruajnë një atmosferë respekti dhe solidariteti ndaj atyre që janë prekur nga tragjedia.
Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur dy trena u përplasën në rajonin e Andaluzisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 39 personave dhe plagosjen e më shumë se 150 të tjerëve.


