Një punëtor 43-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën në një aksident tragjik në punë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 12 mars, në Carpenedolo.
Dinamika e aksidentit që ndodhi në një magazinë në Via Santa Croce, po shqyrtohet nga Karabinierët.
Sipas informacioneve të para, 43-vjeçari me origjinë shqiptare po punonte në çatinë e magazinës kur u rrëzua nga një lartësi mbi 10 metra.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por shqiptari kishte ndërruar jetë./albeu.com