Aksident tragjik gjatë pushimeve familjare, humb jetën 16-vjeçarja britanike, motra dhe vëllai plagosen rëndë

Pushimet familjare në Republikën Dominikane përfunduan në tragjedi për një familje britanike, pasi 16-vjeçarja Abbie Lainton humbi jetën në një “aksident të tmerrshëm”, ndërsa motra dhe vëllai i saj pësuan plagë të rënda.

Të lidhura

None found

Adoleshentja nga Swindon ndërroi jetë më 30 korrik. Në të njëjtën ngjarje u plagosën rëndë edhe motra e saj, Carley, dhe vëllai, Bradley.

Ende nuk janë publikuar hollësi mbi rrethanat e sakta që çuan në rrezikimin e jetës së tre të rinjve.

Abbie ndiqte Tanwood School for Performing Arts dhe kishte filluar të praktikonte kërcimin që kur ishte e vogël.

Sipas shkollës, 16-vjeçarja dilte gjithmonë në skenë me një buzëqeshje të madhe dhe kishte ndërtuar lidhje të ngushta miqësore me bashkëmoshatarët.

Në reagimin e institucionit shkollor thuhej: “Jemi të gjithë në shok të plotë nga ky lajm zemërthyes. I dërgojmë gjithë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes dhe miqve të saj në këtë moment të paimagjinueshëm”.

Familjarë, miq, ish-shokë shkolle dhe pjesëtarë të klubit sportiv janë bashkuar në homazhet për Abbie, duke publikuar mesazhe dhe kujtime në nder të saj.

Pas ngjarjes së rëndë u krijua edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve, me synimin për të ndihmuar familjen e 16-vjeçares. Deri tani, nga kjo nismë janë siguruar më shumë se 5 mijë paund.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar aksidentin që i mori jetën adoleshentes britanike dhe shkaktoi plagosjen e rëndë të dy pjesëtarëve të tjerë të familjes.


Shtuar 10.08.2026 11:16

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomenjoybet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio