Numri i personave të papunë në Gjermani është rritur, duke shkuar kështu në një numër total prej dy milionë personave.
Sipas të dhënave të publikuara ditën e sotme nga Shërbimi Federal i Punësimit, 3,021 persona ishin të papunë vetëm për muajin mars.
Të lidhura
None found
“Zakonisht rimëkëmbja e pranverës fillon në mars, por këtë vit nuk ka shumë vrull. Ne jemi ende në një fund, i cili tani po bëhet pak më i madh”, tha kreu i agjencisë dhe ish-ministri federal i punës Andrea Nales.
Mediat shkruajnë se sipas të dhënave zyrtare 1.1 milionë njerëz morën ndihmë ekonomike për shkak të papunësisë këtë muaj.
Shumë përfitues punojnë, por të ardhurat e tyre duhet të plotësohen me një kompensim për të mbuluar kostot e jetesës.
