2,691 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 63 pacientë të infektuar.
Në spitale u shtruan 472 pacientë të rinj të infektuar me COVID.
Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 10,910 viktima për shkak të COVID. Numri i pacientëve në intubim aktualisht është 749.
Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç ndërsa 85.2% kanë një sëmundje bashkëshoqëruese. /albeu.com/