Një djalë 3-vjeçar ka mbijetuar thuajse për një ditë në një gomone në ujë, pasi të dy prindërit e tij tragjikisht ishin mbytur gjatë një stuhie në një liqen në Rusi.
Tre-vjeçari Fedya, u gjet pa ndjenja brenda gomones në liqenin e Lindjes së Largët ruse, pranë kufirit me Korenë e Veriut.
jetja e tij nisi kërkimet për prindërit që kishin qenë me të Cristina Podareva 31 vjeçe, e Andrey Savochkin 41, të cilat përfunduan tragjikisht me gjetjen e trupave të tyre.
Mediat vendase raportonin se fëmija i tha gjyshes se prindërit ishin mbytur para tij.
Fjalët e fundit të Cristinas kishin qenë këshillat që Fedya të priste derisa të vinin grupet e ndihmës.
Besohet se prindërit e Fedya kishin rënë nga barka gjatë stuhisë, por kishin arritur të mësonin djalin të fikte motorin.
Ende mbetet e paqartë se çfarë saktësisht ndodhi me familjen tragjike në liqenin Khanka në rajonin e lindjes së largët ruse Primorsky Krai, dhe sesi Fedya arriti të mbijetonte.
Çifti njiheshin si peshkatarë me eksperiencë, që i kishin mësuar djalit të tyre dashurinë për aktivitetet e ujit që prej moshës së vogël.
Djali u gjet i vetëm pa ndjenja në gomone pas gati 24 orë nga ndarja prej prindërve, të cilët me sa duket nuk kishin arritur të riktheheshin në barkë pas rënies në ujë.
Hetuesit thonin se mbijetesa e tij është një mrekulli.
Një nga teoritë është se barka po lundronte me shpejtësi teksa ka goditur diçka që shkaktoi rënien e dy të rriturve.
Djali është dërguar në spital, dhe nuk ka folur përveç disa fjalëve që i ka thënë gjyshes së tij.
Miku i familjes Dmitry Ivanov tha: “Me sa duket nëna e tij tundte krahët në ujë teksa mbytej duke i thënë të shtypte një buton. Me sa kuptoj unë, po i kërkonte të fikte motorin”.
Hetuesit po presin rekuperimin e plotë të të voglit për më shumë informacione mbi ngjarjen.