Shqiptari Vladimir Mercai i cili kishte 21 vite i arratisur nga burgu i Riminit në Itali, është arrestuar një javë më parë.
Në prill të vitit 2021, 46-vjeçari ishte dënuar nga gjykata e Riminit me 18 vjet burg për rrëmbimin me qëllim zhvatjen, të dy prostitutave shqiptare.
Sipas mediave italiane, ai ishte i vetëdijshëm për dënimet e tij në pritje, në pranverën e vitit 2021, burri ishte kthyer në Itali me një emër tjetër. Shtëpia e tij u identifikua dhe lëvizjet e tij u monitoruan. 46-vjeçari, i bindur se mund t’i shpëtojë sërish kapjes, pas një telefonate urgjente ka shkuar në Komisariatin e Policisë Riminit për të dhënë disa sqarime në lidhje me një denoncim të bashkëshortes së ti. Pasi u identifikua, ai u arrestua dhe u dërgua në burg për të vuajtur dënimin.
Mbrëmjen e 19 tetorit 1999, në Cervia, Mercai dhe një bashkëkombës tjetër kishin marrë nën kërcënimin me armë dy të rejat shqiptare. Mercai dhe bashkëpunëtori i tij, në atë kohë, punonin si punëtorë për një kontraktor ndërtimi nga Saludecio.