19-vjeçari qëllon me armë zjarri babanë e tij, 60-vjeçari vdes në vendngjarje

Një burrë rreth të 60-tave u gjet në Teksas, East Travis County me plagë me armë zjarri pasi është qëlluar nga djali i tij 19 vjeçar. Pavarësisht tentativave për ta shpëtuar nuk ia doli dot duke ndërruar jetë në vendngjarje.

19-vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia

Zyra e Sherifit të Qarkut Travis thotë se ka marrë telefonata të shumta në 911 për një trazirë dhe të shtëna pranë një stacioni autobusi në Hog Eye Road.

Djali i tij, 19-vjeçari Quentyn Ervin-Davis, tashmë është akuzuar për vrasjen e tij.

Një urdhër kontrolli u ekzekutua brenda orëve të natës në shtëpinë e Daun Davis. Dhe autopsia u krye të hënën. Këto rezultate janë ende në pritje.


Shtuar 26.03.2024 22:52

Tags: