“Boss-i” i kriptomonedhave u arrestua, flet e dashura: Ishte djalë shumë i mirë, nuk e prisja prej tij

Ditën e sotme në Himarë u bë arrestimi i “bosit” të kriptmonedhave, Faruk Fatih Ozer.

Ozer rrezikon 40 mijë vite burg, pasi akuzohet për mashtrim dhe krijim të organizatës kriminale.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe ish-e dashura e tij Eslem Sena Nur.

Në një deklaratë për median turke Nur ka thënë se Faruk ka qenë një djalë shumë i mirë dhe nuk e priste diçka të tillë prej tij.

“Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja këtë gjë prej tij. Ozer jetonte me familjen e tij në qytetin e Beykoz. Mua nuk më ka thënë asnjëherë asgjë për paratë e kriptomonedhave. Mbaj mend që më ka thënë se ka pasur një kompani jashtë shtetit, në Singapor. Ai ishte fëmijë e një familjeje të pasur. Ne u ndamë për shkak të xhelozisë”,  mësohet se ka thënë ish e dashura e Ozer.

28-vjeçari u arrestua sot në Himarë, në një aksion që u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Policia sekuestroi aparate celularë, laptopë, karta banke etj.


Shtuar 30.08.2022 14:12