Borrell: BE nuk mund t’i besojë Kinës nëse nuk përpiqet të gjejë një zgjidhje për krizën në Ukrain

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, tha se do të ishte shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, që Evropa t’i besonte Kinës nëse nuk përpiqet të gjejë një zgjidhje politike për krizën në Ukrainë.

Vërejtjet e shefit të politikës së jashtme të BE-së u publikuan në uebsajtin e BE-së dhe më parë pritej të jepeshin sot në një institut kërkimor në Pekin.

Sidoqoftë, Borrell u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Kinë pasi u testua pozitiv për COVID-19.

Kujtojmë që Kina ka propozuar një plan paqeje që do i jepte fund luftës në Ukrainë, që është parë me skepticizëm nga vendet perëndimore dhe vetë Ukraina.

Ndërkohë Pekini nuk e ka dënuar asnjëherë hapur Rusinë, për luftën në Ukrainë.


Shtuar 14.04.2023 08:18