Boris Johnson paralajmëron Rusinë: Pushtimi i Ukrainës, një hap katastrofik

Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar Rusinë se pushtimi i Ukrainës do të ishte “katastrofik” dhe një “praktikë e dhimbshme, e dhunshme dhe e përgjakshne”.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Ministria e Jashtme tërhoqo dosa nga stafi i ambasadës në Ukrainë. Ai shtoi se situata është “shumë e zymtë”, por lufta nuk ishte e pashmangshme.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar ishte “udhëheqëse në krijimin e një pakete sanksionesh ekonomike” kundër Rusisë.

Rusia ka mohuar planet për veprim ushtarak, por dhjetëra mijëra trupa janë grumbulluar në kufi.

Johnson tha: “Inteligjenca është shumë e qartë se ka 60 grupe luftarake ruse në kufijtë e Ukrainës, plani për një luftë rrufe që mund të nxjerrë Kievin është ai që mund ta shohin të gjithë. Ne duhet t’ia bëjmë shumë të qartë Kremlinit, Rusisë, se ky do të ishte një hap katastrofik”./albeu.com

Shtuar 24.01.2022 15:36