Në Kukës, këtë të enjte ka nisur dimri i vërtetë. Temperaturat prej mbrëmjes së djeshme u ulën ndjeshëm të shoqëruara me reshje të dobëta shiu edhe me erëra të forta në qytet dhe fshatrat për rreth.
Në zonat e larta malore në mëngjes ka mjegull ndërsa kanë rënë edhe reshjet e para të dëborës. Dëbora e nisur nga mesnata e djeshme ka zbardhur Shishtavecin.
Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.
Dëbora ka zbardhur edhe malin e Gjalicës duke paralajmëruar zbritjen e saj edhe në zonat e ulëta poshtë malit.
Në Kukës prej ditësh është prezent moti i vranët dhe me reshje shiu, tipike të vjeshtës.
Por, dimri në Kukës edhe sivjet shihet si i vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19, por edhe gripit stinor.
Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për të pritur dimrin e sivjetshëm veçanërisht në zonat malore./albeu.com