Bombola shkakton zjarr në banesë, plagosen nënë e bir në Fushë Krujë

Një ngjare e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

28 vjeçari E.S dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe janë dëmtuar si pasojë e zjarrit. Dy të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 24.01.2024 19:36