Bombardohet një lagje afër një qendre tregtare në Kiev, 4 të vdekur

Disa persona kanë humbur jetën në një sulm me bomba në një lagje tregtare në Kiev.

Shërbimet e urgjencës në kryeqytet thonë se të paktën katër persona janë vrarë në sulm.

Në një postim në kanalin e tij Telegram, kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko tha se ekipet e shpëtimit ishin ende duke shuar një zjarr të madh në vendin e sulmit.

Imazhet e publikuara nga BBC tregojnë shërbimet e urgjencës në një operacion shpëtimi në një qendër tregtare në Kiev.


Shtuar 21.03.2022 08:27