Pranvera nisi tragjike në Shqipëri, teksa në ditën e parë u vranë tre gra dhe u plagosën tre tëtjera nga i njëjti autor, monstra Dan Hutra.
Lidhur me këto ngjarje ditën e sotme është njoftuar një protestë nga Kolektivi Feminist.
Protesta do të mbahet ditën e sotme në para Ministrisë së Drejtësisë në orën 17:00.
Kujtojmë që Dan Hutra vrau kunatën dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.
Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thkë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.
Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, pasi kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij Elena Hysaj.
Dan Hutra ishte një person i dënuar më parë për vrasje dhe përdhunim. Në vitin 2003 ai mori peng nënën e kunatës dhe përdhunoi këtë të fundit, dhe u dënua me 3 vite burg.
Në vitin 2007-të vrau gruan e tij, por edhe pse u dënua me 24 vite burg, qëndroi në qeli vetëm 16 vite. Në vitin 2021 u dënua për grabitje. /albeu.com