Bllokohen 6 turistë në kanionin e Langaricës, shkak moti i keq

Moti i keq ka bllokuar gjashtë turistë në kanionin e Langaricës në Përmet.

Policia e Përmetit njofton se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar për kërkimin dhe shpëtimin e tyre një grup i shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe grupi gatshëm i policisë./albeu.com