Bllokohen 5 magazina me mallra kontrabandë në Tiranë, 6 të arrestuar

Policia ka bllokuar 5 magazina në pronësi industriale pasi dyshohet se kishin mallra kontrabandë dhe ka vënë në pranga 6 persona.

Mësohet se malli kontrabandë që gjendej në këto magazina shpërndahej në të gjithë Ballkanin.

Arrestimi i 6 personave është si pasojë e një hetimi nga Prokuroria. Mësohet gjithashtu se mbi të arrestuarit është ngritur akuza për fshehje të të ardhurave dhe shkelje të drejtave të pronësisë industriale./albeu.com


Shtuar 23.11.2021 11:45