Bllokimi i Rrugës së Arbrit, policia apel shoferëve: Ndiqni rrugën e vjetër, përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Për shkak të dëborës, Rruga e Arbrit është bllokuar. Policia ka dalë me një njoftim, ku u bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Gjithashtu ka apelur shoferët të përdorin pajisjet dimërore.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/ Njoftim

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe për këtë shkak, rruga e Arbrit ,  bypass- Qafë Murrizë, është i bllokuar dhe kontraktorët po punojnë për hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  të ndjekin aksin  rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos;  janë të kalueshme,  drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë./albeu.com


Shtuar 1.02.2022 08:54