Bllokimi i Rinasit nga kontrollorët, habit Rama: Nuk më kapën gafil!  

“Ne kemi pasur informacion për këtë, nuk jemi gjetur gafilë…”

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme nga ABC news ka deklaruar se kishte informacion mbi bllokimin e kontrollorëve në Rinas.

Deklarata e Ramës:

Është një çështje e zgjidhur, sot kanë filluar fluturimet emergjente dhe nesër gjithçka vazhdon normalisht. Ne kemi pasur informacion për këtë, nuk jemi gjetur gafilë.

Kemi bërë përpjekeje për të negociuar këta që morën këtë inciative Deri në minutën e fundit ministria ka qënë duke diskutuar me ta, por ata vendosën të bënin atë që bënë. Me informuar para se të vija këtu dhe më thanë se janë kthyer në punë dhe nesër do të jenë në punë.

Por kjo nuk mbaron me kaq sepse do të bëhet një proces shumë i vëmendshëm. Nesër mbërrijnë një grup kontrollorësh turq dhe grekë dhe do të punojnë së bashku. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 21:20