Bllokimi i hyrjes ne anën lindore te qytetit të Rubikut ka ngritur në protestë banorët e qytetit. Ata janë mbledhur në Rrugën e Kombit, duke kërkuar hapjen e rrugës pas veprimi i ndërmarrë i ka izoluar.
Pjesë e protestës ka qenë dhe deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Piroli.
Qytetarët të revoltuar deklaruan se bllokimi i hyrjes lindore bën që ata të vijnë vërdallë nëpër qytet duke përshkuar 5 km më shumë për të shkuar në banesat e tyre.
“Ka qenë e gabuar! Ke shkolla ke çerdhe dhe ne na duhet të bëjmë 5 km për të dalë te shtëpia. Unë të bëj 5 km të bie nëpër qytet që të shkoj në shtëpinë time, nuk bëhet.
Vendimin e ka marrë ai përgjegjësi i autostradës. Kemi dalë në grevë për të hapur hyrjen!”, tha një prej protestuesve