Bllako dorëzoi mandatin, Kuvendi shkresë KQZ-së ku e njofton për vakancën

Kuvendi ka dorëzuar një shkresë KQZ-së ku e njofton për krijimin e një vakance pas dorëzimit të mandatit nga ana e deputeti Bllako.

 

Bllako dorëzoi ditën e djeshme mandatin e deputeti, çka hapi rrugë për arrestimin e tij. Sot Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-deputetit.

Efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e Bllakos. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.