Blinken pritet të vizitojë Izraelin gjatë fundjavës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Izraelin gjatë fundjavës, në vizitën e tij të gjashtë në rajon që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza.

Diplomati amerikan do të jetë në Izrael nga e shtuna deri të hënën, njoftuan mediat izraelite, duke shtuar se Blinken do të takohet me Koordinatoren e sapoemëruar Humanitare dhe Rindërtimit të OKB-së për Gazën, Sigrid Kaag, përpara se të niset për në Izrael.

Gjatë vizitës së tij të pestë në rajon në fillim të janarit, Blinken vizitoi Izraelin, Turqinë, Greqinë, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Egjiptin./albeu.com


Shtuar 30.01.2024 11:45