Përdorimi nga ana e Rusisë i dronëve iranianë për të shënjestruar qytetet ukrainase është “një shenjë e dëshpërimit në rritje”. Ky është mendimi i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, duke folur në Universitetin Stanford.
“Ne po i shohim këta dronë, çfarë po bëjnë? Ata sulmojnë civilët. Ata sulmojnë infrastrukturat kritike si termocentralet, spitalet, gjërat që njerëzit kanë nevojë në jetën e përditshme dhe që nuk janë objektiva ushtarake.” -tha Blinken.
Blinken shtoi se ky është një shenjë e dëshpërimit në rritje nga ana e Rusisë, por është gjithashtu një shenjë e niveleve në të cilat ata po ulen dhe që është parë vazhdimisht kur bëhet fjalë për shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile.
“Ne duam të sigurohemi që të bëjmë gjithçka që është e mundur. për të ndihmuar ukrainasit të mbrohen nga ky agresion, edhe nëse ata po i largojnë rusët nga territori që Rusia ka pushtuar”.- shtoi Blinken.
Blinken përfundoi se lufta në Ukrainë i dha lufn botës së pas Luftës së Ftohtë dhe aktualisht bota është në një pikë kthese dhe po zhvillohet një konkurencë intensive për të përcaktuar se çfarë do të vijë pas.