Blinken pas vizitës në Shqipëri: Konfirmova mbështetjen e SHBA për luftën kundër korrupsionit

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka reaguar për vizitën që ai zhvilloi pak ditë më parë në Shqipëri.

Ai ka ndarë fotografi nga vizita në Shqipëri, ku ka risjellë në vëmendje edhe temat thelbësore të diskutimit gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, si dhe me presidentin Bajram Begaj.

Duke e konsideruar Shqipërinë si partner të vjetër të SHBA-së dhe aleat të NATO-s, Blinken thotë se me Ramën dhe Begaj, ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugën e vendit tonë drejt integrimit në BE, si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s, dhe më pas iu bashkona zëvendës presidentes Kamala Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt trashëgimisë në BE, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan sekretari amerikan i Shtetit.

Gjithashtu, Blinken tregon edhe takimin me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë, të cilët sipas tyre, po punojnë për dërgimin e afganëve të strehuar në Shqipëri, për në SHBA.

U takova gjithashtu me ekipin e ambasadës Amerikane, të cilët po punojnë çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë dërgimin e mijëra aleatëve afganë nga Shqipëria në SHBA. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për të strehuar ata që janë në nevojë”,  shkruan Blinken.

Duke u ndalur te pjesëmarrja në konferencën e Mynihut, Blinken thotë se u angazhua me liderët globalë për të nënvizuar mbështetjen për Ukrainën, si dhe për të arritur paqen në Lindjen e Mesme.

Në Mynih, u angazhova me liderë globalë për të nënvizuar mbështetjen tonë për Ukrainën, për të diskutuar punën tonë për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë transatlantike. U takova me Ministrin e Jashtëm gjerman Annalena Baerbock dhe ministrin indian të Punëve të Jashtme Subrahmanyam Jaishankarpër një forum publik ku trajtuam kërcënimet e vazhdueshme ndaj paqes dhe sigurisë globale. Dhe në një takim të ministrave të jashtëm në fund i të konferencës, homologët e mi të G7 dhe unë dënuam fuqishëm agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. U larguam më të fortë dhe më të bashkuar për të përballuar sfidat e sotme”,  tha Blinken.

Blinken zhvilloi më 15 Shkurt 2024, një vizitë në Tiranë, ku mesazhet më të rëndësishme i përqendroi te reforma në drejtësi kur tha se ajo po jep rezultatet dhe kështu duhet të vazhdojë, ndërsa vlerësoi rolin ndërkombëtar të Shqipërisë si një aleat i çmuar global i SHBA-ve.

Ai zhvilloi takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të drejtësisë, ku mesazhi për ta ishte goditja ndaj të paprekshmëve.


Shtuar 20.02.2024 10:39