Policia Shtetit dhe Forcat Shqiponja kanë nisur mbrëmjen e sotme një aksion në qytetin e Elbasanit.
Aksioni është shtrirë në të gjitha rrugët e qytetit dhe bëhet me dije se janë kontrolluar persona të cilat dyshohet se lëviznin me sende të kundërligjshme në makinë.
Kujtojmë se ndërhyrjet dhe aksionet e policisë në Elbasan janë bërë të vazhdueshme kjo edhe për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në këtë qytet.
Në këtë kuadër qytetarë por dhe mjetet e tyre i janë nënshtruar kontrollit fizik. Aktualisht nuk ka të dhëna për persona të shoqëruar, ndërsa burime zyrtare nga policia e Elbasanit i cilësojnë kontrollet rutinë/albeu.com