Shoku i Klinton Pirës ka treguar disa të dhëna tronditëse se çfarë e detyroi 26 vjeçarin të vriste të dashurën ganeze e më pas veten.
Ai tha se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një mesazh nga ish i dashuri i vajzës, që mbërriti në telefonin e saj.
Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste në Shqipëria Live, ku foli edhe për historikun e marrëdhënies së çiftit.
“Para se të shkonin në hotel kanë ndaluar në një market dhe kanë blerë një thikë për të prerë ushqimet, që më pas është bërë edhe arma e krimit. Shkak për ngjarjen është bërë një mesazh që ka ardhur në telefonin e Milit, nga një lidhje e mëparshme. Më është thënë se ka pas raste që ata ndërprisnin kontaktet dhe Klintoni e vuante këtë pjesë, e rrezatonte stresin dhe vuajtjen që kishte dhe kur fliste me Milin rrezatonte buzëqeshje dhe mirësi. Klintoni nuk ka qenë asnjëherë agresiv, nuk ka bërë një sherr në jetën e vet dhe dhe njerëzit e quanin si ‘djalin e mirë të Don Boskos’.
Ishte hera e parë që Klintoni vinte në Shqipëri që prej ikjes ilegalisht në Angli dhe me Milin kishin në plan që ata të martoheshin dhe të rrinin disa muaj në Shqipëri. Dhe me sa më është thënë Mili kishte prerë një biletë vetëm ardhje, nuk kishte kthim. Në dijeninë time ka qenë debati i parë që ka kaluar deri në dhunë. Vetëm nëna dhe familja e tij e dinte që ai kishte ardhur në Shqipëri. Familja mendonte se Klintoni ishte në lidhje me Milin sa për letra, ndërsa ne të rinjtë që bisedonin me njeri-tjetrin dhe jemi më mendje hapur e konfirmonte se ishte një lidhje dashurore”, tregon shoku i tij./albeu.com