Kandidati i LSI-së për Tiranën Etjon Joka ka reaguar lidhur me videon ku shfaqet teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.
Sipas tij, gjithçka është e sajuar dhe e montuar. Joka shkruan se do të ndjekë çështjen ne mënyrë ligjore.
“Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe”, shkruan ai, i cili nuk e sqaron se pse nuk e bën sot kallëzimin por do t’i duhet të presë pas 25 prillit.
Biseda
“Hajde një sekondë. Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik? Ma jep dorën (i jep 100 dollarë), ma bë një drekë se unë s’vi dot”, i thotë Joka qytetarit.
“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.
Por jo vetëm kaq. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.
I angazhuar personalisht në blerjen e votave, por gjithashtu rrjeti i njerëzve që punojnë për vota në këmbim të premtimeve për kandidatin e LSI zgjerohet në një tjetër video, ku një person i quajtur Edison Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.
“Tako Monikën, fol me Monikën”, thotë ai
Pavarësisht këtyre episodeve, opozita ka ngritur vazhdimisht akuza ndaj kundështarëve politikë të selisë rozë se po tentojnë te blejnë votat e qytetarëve, derisa në Elbasan mbi këtë dyshim, struktura për mbrojtjen e votës së PD-së vrau Pjerin Xhuvanin, mbështetës të Partisë Socialiste.Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues.