Blendi Gonxhja: Së shpejti nisin ndërhyrjet në Kalanë e Borshit, nga restaurimi i xhamisë deri te ndriçimi

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëri të ditur se, së shpejti, do të ndërhyhet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti një jetë të re.

Gonxhja thekson se ndërhyrja në këtë monument unik do të ruajë historinë, duke përmirësuar përvojën e vizitorëve.

Të lidhura

None found

Ministri ka bërë me dije detaje nga ky projekt i cili parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë dhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë si monopate, panele interpretuese, platformë vëzhgimi dhe ndriçim artistik, duke i dhënë Kalasë së Borshit ndriçim edhe në mbrëmje.

Projekti financohet nga Banka Botërore dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me MTKS dhe Bashkinë Himarë.

Kalaja e Borshit, ndodhet 500 metra mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k.

Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet Kalaja e Borshit, gjendet në veri të fshatit Borsh dhe në perëndim të Fterrës.

Borshi, vetëm 17 kilometra nga Himara, ka vijën bregdetare më të gjatë të Jonit dhe është një paketë e mrekullueshme turistike ku ndërthuret, natyra, plazhi dhe historia.

 


Shtuar më 23.10.2025 10:25

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş