Bledar Birçaj ka qenë edhe drejtor banke, detajet “e çuditshme” nga atentati mafioz

Detaje të reja bëhen me dije nga jeta e Bledar Birçajt të vrarë ditën e hënë në Vlorë.

Viktima po udhëtonte me makinën e tij kur u qëllua me kallashnikov nga dy persona të maskuar që i dolën në rrugë. Birçaj ndërroi jetë menjëherë. Sikurse është raportuar edhe më herët, Birçaj ka qenë pronar i një restoranti në Vlorë.

Sipas gazetarit Jul Kasapi, viktima ka punuar si drejtor banke para disa vitesh dhe filiali i asaj banke kishte rënë pre e grabitjes. Pas atij momenti, Birçaj u pushua nga puna.

“E dini ju që Bledar Birçaj ka qenë drejtor banke? Banka është vjedhur dhe viktima është pushuar nga puna. Personi tjetër është një analist kredie. Edhe kjo histori është një çështje droge.  Se si ka mundësi që një agjent i antodrogës është në makinën e ….”, u shpreh gazetari Kasapi duke iu referuar vrasjes në mes të Vlorës, kur në makinën e Birçajt në momentin e atentatit ndodhej edhe një agjent krimesh.

Sipas tij, vrasësit e Birçajt janë persona të njohur të zonës: “Ajo që policia dyshon është që të dy personat janë të zonës, largimi i tyre është bërë në By Pass i Vlorës dhe aty ka një rrjet degëzimesh dhe ato i njohin mirë.

Vetëm dy raste ku makina nuk është gjetur. Është ky, dhe rasti i vrasjes së Harizajt në Durrës që nuk u gjet kurrë makina”.


Shtuar 13.05.2021 11:21