Kuvendi i Shqipërisë së fundmi është kthyer në një “Arenë lufte” mes opozitës dhe mazhorancës.
Shkak janë bërë përjashtimet e deputetëve demokratë nga Parlamenti me kërkesë të Partisë Socialiste.
Ditën e sotme teksa ministrja Elisa Spiropali po fliste për Projektligjin “Për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish- ndërmarrjeve bujqësore”, deputetët e opozitës filluan tu binin tavolinave.
Spiropali iu drejtua Vokshit duke i thënë që të vazhdojë t’’i bjerë tavolinës, por i mungon Spaho, i cili është në mesin e deputetëve të përjashtuar për shkak se në seancën e fundit parlamentare i ra bilbilit.
Spiropali: Bjeri Albana se i bie bukur, por të mungon Mondi s’ke çbën.
Kujtojmë se Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën e gjashtë deputetëve të PD-së dhe la në fuqi përjashtimet.
Ata depozituan kërkesë për anulimin e përjashtimeve.
Gjashtë deputetët e përjashtuar janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.
Më 16 shkurt, Byroja e Kuvendit mban në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet Sali Berishën dhe Flamur Nokën, si dhe për 5 ditë Edi Palokën dhe Belind Këlliçin./ALbeu.com.