Biznesi i vogël dhe i mesëm protestojnë, dyqanet ulin qepenat të dielën

Biznesi i vogël dhe i mesëm do të zhvillojnë një protestë ditën e diel ku do të ulin qepenat kundër rritjes së përgjithshme të çmimeve.

Biznesi i vogël dhe i mesën në shenjë proteste do të ulë qepenat e dyqaneve duke ndaluar në këtë mënyrë dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve për rreth një orë.

Gjatë një njoftimi për mediat, Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit në Shqipëri i ka ftuar subjektet që të shpallin grevën nga ora 10:00 deri në 11:00 të ditës së diel.

Shpallje GREVE, LAJMËRIM:

Ditën e diel, dt. 31.10. 2021.

Ora 10.00-11.00 Shpallim grevë 1 orëshe

Në qytetin e Tiranës.

Mbyllim qepenat e subjekteve private dhe ndalojmë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ftojmë gjithë biznesin anëtarë të shoqatës apo jo ti bashkohet grevës.

Vendimi u mor nga:

Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë./albeu.com/