“Bishën” luksoze ja bënë “shoshë” nga plumbat, si ja mbathën ekzekutorët e Bardhok Pllanajt

Detaje të reja bëhen me dije nga ekzekutimi mafioz i Bardhok Pllanajt në Shkoër.

Mësohet se 30 plumba kanë përshkruar trupin e 46 vjeçarit, ndërkohë që në drejtim të tij mësohet se janë derdhur 120 të tillë të cilët i kanë bërë “shoshë” makinën Range Rover me të cilën ai udhëtonte.

Fokusi kryesor i vrasësve ka qenë që të qëllojnë në anën e shoferit, pranë kokës dhe zemrës. Dy plumba që lanë të vdekur në vend Pllanajn, e kanë prekur atë në kokë dhe në zemër, ndërsa vrasësit kanë pasur një shënjestër të frikshme.

Autorët e kanë qëlluar nga makina në ecje e sipër duke e ndjekur për rreth 150 metra dhe duke mos e lënë që të lëvizë. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit nga plumbat që ka marrë në trup, mjeti i viktimës është përplasur në oborrin e një biznesi. Autorët paralel me mjetin e 46-vjeçarit kanë qëlluar përsëri në drejtim të tij, duke u siguruar plotësisht se nuk ka pasur asnjë shans që të shpëtojë.

Menjëherë pas vrasjes, autorët ende të paidentifikuar janë futur në një rrugicë dytësore pak metra nga vendi i ngjarjes në aksin Shkodër-Koplik, duke djegur mjetin e tyre dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

 

Shtuar 5.04.2021 10:04