Bisedat në “SKY”/ Korrupsion 7 mijë euro, si u mbyll çështja e prokurorit të Shkodrës Astrit Halilaj

Një çështje penale e rregjistruar në SPAK për akuzën e korrupsionit ndaj prokurorit të Shkodrës, Astrit Halilaj, është pushuar, pasi njeriu që kishte bërë referimin e rastit korruptiv, Ardrit Hasanbegaj, ka hyrë në një marëveshje me Pëllumb Gjokën dhe një prokuror tjetër, mik i Astritit.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se bëhet fjalë për një material hetimor të çuar në SPAK në filim të vitit 2021, kundër prokurorit të Shkodrës Astrit Halilaj, për të cilin zv/drejtori i policisë Shkodër, Hasanbegaj, kishte relatuar informacion në SPAK, se prokurori Halilaj, i ka marë 7 mijë euro një oficeri policie të Kufirit, në Drejtorinë e Shkodrës.

Një fakt i tillë del dhe nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky” të Hasanbegaj dhe biznesmenit Pëllumb Gjokës, por nuk është arritur të identifikohet zyrtari që flistë me zv/drejtorin e policisë përmes aplikacionit “Sky” të Pëllumbit.

Sipas përmbajtjes së bisedës, del qartë se prokurori i Shkodrës Astrit Halilaj, tashmë i shkarkuar prej qershorit 2022 nga (Vettingu), ka pasur të rregjistruar një çështje penale kundër Ardrit Hasanbegaj, dhe u bënte presion personave të tjerë të ndaluar, që të tregonin se sa leke i kishin dhënë Astritit.

Po kjo çështje e kishte mërzitur shumë Hasanbegaj, i cili vendos të hakmeret duke mbledhur informacion në Shkodër dhe dërgon material hetimor për korrupsion në prokurorinë e posaçme SPAK, kundër Astrit Halilaj.

Por teksa materiali ka shkuar në SPAK, Ardrit Hasanbegaj kapet nga Pëllumb Gjoka dhe një mik i këtij të fundit, që nga përmbajtja e bisedës dukshëm është zyrtar i një prokurorie, ku ky i fundit i kërkon ta mbyllë këtë çështje dh eta shikojë me prioritet sikur të ishte emri i tij në lojë.

Në fillim të muajit Mars 2021, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shkruan në “Sky” Ardrit Hasanbegaj, duke i pohuar:

“…Si je vëlla? Po më pyet ky shoku im, a ke bërë ndonjë material për Astrit Halilin…?

Ndërsa Ardrit Hasanbegaj ia kthen: “…hahaha, te SPAK-u i thuaj. Se nuk di të shkruaj vetëm Astriti, jemi dhe në shkrimtar vëlla…”.

Ndërkohë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ndodhet me zyrtarin në zyrë dhe i thotë zv/drejtorit të Policisë së Shkodrës:  “…shkruaj vetë vëlla, po ja kaloj telefonin këtij…”.

Biseda më tej vijon mes personit të panjohur, por që përdor telefonin e Pëllumb Gjokës dhe Ardrit Hasanbegaj.

Komunikimi zhvillohet në 2 Mars 2021, ku zyrtari i panjohur që besohet deri në këto momente se është prokuror i shkruan: “… mirë ça ban? Të pyes për mikun tim prokuror “A”, ke dërguar gjë ti kundra tij në SPAK? Po ose Pse?. Ti e di se e kam mik…”.

Hasanbegaj ia kthen: “…Mirë vëlla, tek SPAK-u vëlla. Siç më pytet ju mua vëlla. Po ai pse kruhet me mua. Ai për të bërë pis e solli dosjen te ju. Edhe unë për ta bërë pis…”.

Zyrtari tjetër ia kthen: “…po isha unë. Ka shumë, deri ku ka shkuar…Po pyes a ka problem? Apo kanë qënë në fazë verifikimi? Të kam thënë e kam mik…”.

Ndërsa Hasanbegaj, vijon të shkruajë duke i thënë mikut të Astrit Halilaj, që me sa duket është dhe ai prokuror, po ka shkuar të takojë Pëllumb Gjokën, për të ndërmjetësuar me Hasanbegaj.

“…i thuaj e fundit, i ke marë 7 një oficeri të kufirit. Ka mik Lencin ai. Nuk më ke porosit vëlla për të. Ai mik Lencin ka…(bëhet fjalë për Lorenc Meta)”.

Por personi tjetër që po ndërmjetësonte i thotë Hasanbegaj se: “jo” nuk e ka mik Lencin. Ai më tej i shkruan se: ”…të kam thënë që e kam mik…”, por Hasanbegaj ia kthen “…Kurë nuk më ke thënë…”.

Por sërisht personi tjetër i shkruan: “…deri në çfarë faze është problemi…” dhe Hasanbegaj që i thotë: “…Nuk e di vëlla, të pyes se ka kohë shumë…”. Ndërsa personi tjetër i shkruan: “…më kthe një përgjigje…ka shumë, sa kohë ka…”.
Më tej Hasanbegaj i shkruan: ”…ore po ai nuk më ka thënë kurrë, që të ka mik. Ai është mik i Lencit për mua…”, kurse personi tjetër ia kthen “…Gabim…”.

Por Hasanbegaj nuk pushon së shkruari duke i pohuar: “…ai vinte shtrëngonte njerëzit, do ju fus në burg…fjal për fjalë. Do ju kalb në burg po nuk më thatë sa lekë i keni dhënë filanit…”.

Kurse peresoni tjetër ia kthen: ”…po ajo u mbyll, ti e di…S’ka lidhje…nuk u zgjat muhabeti…”. Po Hasanbegaj ia kthen: ”…po se kishte mundësi të bënte gjë edhe më fali mua ai…? Ça do bënte më shumë…jo jo ka lidhje vëlla ai aq kishte mundësi aq bëri…vetëm sa më bëri pis.Dhe unë veçse…nuk e vrasë…”.

Por personi që shkruan nga telefoni i Pëllumb Gjokës i thotë: “…interesohu sa problem ka…”, ndërsa Hasanbegaj ia kthen: ”…më del garant, ti që nuk do kruhet me mua më, se ai nuk pyet për miqtë vëlla…Ai është i ndershëm, ne jemi hajdut…”.

“…Po pse e ve në dyshim për garancinë…”-i thotë personi tjetër.

“…Patjetër që po vëlla, ai e di që më ka rënë në qafë…Po pyes edhe kur të vij të takoj…Altin Dumani e ka si prokuror. Po thëras oficerin se është nga këta ekselentët, ta pyes…”-i shkruan Hasanbegaj.

Ndërsa zyrtari tjetër i thotë: “…Informohu deri ku janë problemet…na thuaj ndonjë gjë këtu…thuaji këtij ok (fjala për Pëllumbin)”.

Por sërisht Hasanbegaj, ia kthen se prokurori Astrit Halilaj nuk e meriton këtë ndihmë për të mbyllur çështjen.

“…veç se ai se meriton, se nuk është burrë I mirë për atë zotë. Ai të ketë në dorë, të le fëmijët pa bukë…”-i shkruan Hasanbegaj.

Ndërsa personi tjetër i thotë: “…ok jam unë, por zere se është emri im… dhe me kthe përgjigje deri ku është problemi…Po sa kohë ka s’më the…”?

Hasanbegaj i shkruan: “…Pa merak, për hatër të Vasiliqisë, do pijë ujë dhe teneqe. Sot e kam Tiranë oficerin, nesër vëlla. Se sot është te Fondi “Besa”, po sekuestron materiale atje. Ka rreth 1 muaj kohë, diçka e tillë vëlla…”.

Më tej komunikimi vijon mes Ardrit Hasanbegaj dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, ku pasi e informon për një person i thirur “Kusho” që i kishin ardhur letrat nga Mali i zi, Astriti i thotë:

“…Ej po Astriti bën si burrë i mirë motër q***…”. Kurse Pëllumb Gjoka ia kthen:”…na ka thënë ky që e kam shok dhe do e mbylli unë, por unë i thashë nuk i kena thanë për ty… Ky shoku besoj do emërohet këto ditë aty…”.
Hasanbegaj ia kthen: “…Vëlla ai plehra, pa pasë gjë shtrëngon njerëzit do t’ju fus në burg po nuk më treguat sa lekë i keni dhënë filanit…Të s’qaroj nga afër,,,tani del ky garant se e ka mik mos kruhet kot me mua. Se gjë nuk ka dhe llomotit, se ai ka letra procedure ndërsa unë shkruaj dhe fjalët. Do t’ja pushojmë legenit, po të rijë ca netë pa gjumë, se i bën mirë kthjellohet…”.

Kursë Pëllumbi ia kthen: “…Poooo” …vari k*** vëlla, mirë ja ke bë…të rrin urtë tani po deshi. Po ky e ka mik, por nuk është ndonjë farë burri ai jo…Po po të rijë pa gjumë, se ky shoku, i ka thënë qe nuk të njeh ty, por do me thonte mua, se bashkë jemi miq…”.

Hasanbegaj i shkruan se: “…Astriti, e di që më ka rën në qafë dhe prandaj ka frikë, se i çova haber unë do të s’qaroj i thashë se e ke mbush kupën, do të jap faturën shumë shpejt dhe është trembur. Tropojan byth q***r…”.
“…Shumë mirë vëlla, të shkojë deri aty sa të rrijë rehat, lidhemi vëlla, natën…”-i shkruan Pëllumb Gjoka.


Shtuar 20.07.2024 14:22