Për vrasjen e Kelvis Kapllanit ngjarje e ndodhur me 15 shtator të vitit 2020, besohet se janë paguar një shumë prej 500 mijë eurosh.
Hetimet e Strukturës së Posaçme SPAK, kanë zbardhur se financuesit për këtë ekzekutim janë Franc Gergely (Çopja) dhe Hajdar Bako (Çopja).
Sipas të dhënave, porositës i kësaj ngjarjeje është Mikael Qosja (Kamami) dhe besonte se Kelvis Kapllani është autor i vrasjes së mikut të tij Emiljano Ramazani.
Për këtë fakt kishte marrë dijeni nga Eljo Bitri, i cili i kishte dërguar në “SKY ECC” një foto të Kapllanit të rrugës dhe shtëpisë së tij.
Pjesë në krim, sipas dosjes, dyshohet se ka qenë Elio Bitri, personi me pseudonimin “Miku”, i cili ka qenë drejtuesi i motorit të përdorur në ngjarje, si dhe personi me pseudonimin “Qerosi” (Fred qerosi), i cili ka dërguar me makinë shtetasin Eljo Bitri pranë vendit të ngjarjes dhe e ka pritur në vendin ku kanë hedhur motorin pas ngjarjes.
Ndihmës të ekzekutorëve evidentohen shtetasit: Arzen Mama, si person që ka dhënë informacione; Maksim Koçi, si personi i cili ka marrë armët e përdorura në vrasjen e Klevis Kapllanit.
Po ashtu, sipas SPAK-ut, edhe Leonardo Ramani, është vëllai i të ndjerit Emiljano Ramazoni.
Ky shtetas ka pasur dijeni në lidhje me faktin se Mikael Kamami po organizonte vrasjen e Klevis Kapllanit.
Bisedat për vrasjen e Klevis Kapllarit në “SKY ECC”, ndërmjet Leonardit dhe Mikael Kamamit ndërpriten disa ditë para ngjarjes, pasi Leonardo me familjen e tij udhëtojnë për në Dubai dhe qëndrojnë në një nga banesat e Mikael Kamamit.