Bisedat në “SKY”/ Akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, arrestohet në Itali Klajdi Merkaj

Klajdi Merkaj. në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja”, është arrestuar të mërkurën 16 tetorit në Romë.

Raportohet se arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Paralelisht me masën e arrestit, më herët shkalla e parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit, lanë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg, pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.


Shtuar 17.10.2024 11:48