Bilanci i COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë bilancin nga COVID-19 në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 486 testime nga të cilët 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virus.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës./albeu.com