Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë të RMV-së njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.232 teste, ndërsa janë regjistruar 76 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 73 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sipas regjistrit “Termini Im” janë regjistruar tre viktima nga COVID-19. Viktimat janë nga Shkupi (80), Ohër (82) dhe Kumanovë (75). Të gjithë vdiqën në spital. Personat kanë vdekur janë regjistruar në periudhën 17.04 – 17.05.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 311.113, numri i të shëruarve është 301.275, numri i të vdekurve është 9.296, ndërsa numri i rasteve aktive është 542.


Shtuar 19.05.2022 17:53