Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.667 teste, ndërsa janë regjistruar 1.543 raste të reja me KOVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja (1543), janë regjistruar 220 riinfektime dhe një riinfektim i dytë.
Në 240 orët e fundit janë regjistruar 1.961 të shëruar dhe 18 viktima.

Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im” janë raportuar edhe 8 persona të vdekur.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 272.437, numri i të shëruarve është 249.631, numri i të vdekurve është 8.470, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.336.


Shtuar 2.02.2022 20:24