Numri i të vdekurve tashmë ka arritur në 1906 në Turqi dhe Siri, nga tërmeti apokaliptik me magnitudë 7.8 Rihter të shkallës Rihter, i cili ndodhi sot në Turqinë juglindore dhe u ndje deri në Egjipt dhe Irak.
Sipas të dhënave të përditësuara, 1121 persona kanë vdekur në Turqinë jugore dhe 783 në Siri.
Sipas shërbimit të shpëtimit emergjent të Turqisë, deri më tani ka të paktën 7,634 të lënduar dhe 2,834 ndërtesa janë shkatërruar. Autoritetet vendase raportojnë se janë regjistruar 120 pasgoditje.
Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një konferencë zyrtare se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Deri tani 45 vende i kanë ofruar ndihmë Turqisë . Numri i njerëzve të shpëtuar nga rrënojat arriti në 2470. Numri i ndërtesave të shembura është 2818./albeu.com/