Në Korrik 2024 eksportet shqiptare arritën vlerën 33 miliardë lekë, duke njohur një rënie me 12,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me minus 4,1 %, në krahasim me Qershorin.
E kundërta raportohet me Importet. Vlera e mallrave të huaja që kanë hyrë në vendin tonë shkoi në 85 miliardë lekë, duke u rritur me 21,1 %
Sa i përket shtatë-mujorit prodhimet “Made in Albania” drejt shteteve të tjera prekën vlerën e 233 miliardë lekëve por me një rënie prej rreth 14 për qind.
Sa i përket importeve nga janari në korrik shuma e blerjes shkoi në 526 mld lekë, ose 3.2 për qind më shumë se viti i shkuar çka ka thelluar defiçitin tregtar me 23,6 %.
vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, janë: Italia, Greqia, Spanja dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa rritje ka njohur Kosova me 9.8 për qind, por edhe Kina.
Sa i përket importeve rënie janë shënuar nga SHBA, Spanjë dhe Kroaci, por rritje ka pasur nga Turqia, Greqia e Gjermania.
Megjithatë, duket se ndryshimet e vlerave në tregtinë e energjisë dhe mineraleve ka sjellë efektet negative në tregti.