Bie zjarr në një banesë në Korçë, pëson djegie trupore një vajzë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, në fshatin Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij, shtetasja K. B., (që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 17.01.2022 08:03

Tags: