Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 të vdekur e 583 raste pozitive me COVID-19.
Me 14 vdekjet e regjistruara sot, numri total i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2772.
Në total janë regjistruar 156 mijë e 578 raste pozitive, ndërsa 135 mijë e 258 prej tyre janë shëruar.
Këto shifra tregojnë një rënie të rasteve të reja dhe vdekjeve, në krahasim me një vit më parë./albeu.com