Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 17 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke marrë trajtim në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK.
Sipas SHSKUK’së, 34 pacientë që po marrin trajtim kanë kaluar virusin.
1 pacientë është në mjekim intensiv dhe 15 me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i SHSKUK’së:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 51 pacientë nga Covid-19.17 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid. 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë,31 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë