Bie nga tarraca 21-vjeçari në Lezhë, në gjendje të rëndë drejt Traumës

Një 21-vjeçar, i cili ka rënë nga tarraca në Lezhë është nisur me urgjencë drejt Traumës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

Fillimisht, i riu është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë është nisur drejt Traumës.

“Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 23.03.2024 19:13