Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Një e moshuar ka rënë nga lartësia e pallatit ditën e djeshme dhe për pasojë ka humbur jetën.
Dyshohet se e moshuara vuante nga problemet e shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.08.2021, në rrugën “Idriz Dollaku”, ka rënë nga lartësia e katit të katërt, shtetasja Xh. B., 83 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com