Bie nga lartësia e objektit ku po punonte, dërgohet me urgjencë në spital 50-vjeçari në Tiranë

Sot, në Qytet Studentin, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.03.2022 12:50